Tronkatricja me disk Metabo KGS 315 Plus është një makinë profesionale për prerje të saktë dhe të fuqishme, e projektuar për përdorim intensiv në punishte apo ndërtim. Me motor të fuqishëm 2200 W dhe disk Ø 315 mm, kjo tronkatrice është ideale për prerje të gjëra dhe të thella në dru, plastikë apo metale të lehta. Mekanizmi me shina të dyfishta lejon rrëshqitjen e kokës së prerjes për të mundësuar prerje më të gjera, ndërsa sistemi Metabo Quick lehtëson ndërrimin e shpejtë të diskut pa nevojë për mjete shtesë. Ajo përfshin një sistem lazer për saktësi të lartë në prerje, ndriçim LED të zonës së punës dhe dy dalje për thithjen e pluhurit për të mbajtur ambientin e pastër. Koka e prerjes mund të rrotullohet dhe të anohet në të dy drejtimet, duke ofruar fleksibilitet maksimal për prerje në kënde të ndryshme. Trupi i saj është i fortë dhe stabil, i ndërtuar për të përballuar përdorim të vazhdueshëm dhe ngarkesa të mëdha.
~Fuqi motorike (S6 20 %): 2200 W
~Fuqi nominale (S1 100 %): 1600 W
~Diametri i diskut: Ø 315 mm
~Hapja e brendshme e diskut: 30 mm
~Shpejtësia e rrotullimit (pa ngarkesë): 3100–4100 rpm
~Shpejtësia e prerjes: 51–68 m/s
~Gjerësia maksimale e prerjes në 90°: 320 mm
~Gjerësia maksimale e prerjes në 45°: 223 mm
~Thellësia maksimale e prerjes në 90°: 120 mm
~Thellësia maksimale e prerjes në 45°: 76 mm
~Kënd rrotullimi tavoline: majtas 47°, djathtas 60°
~Përkulje koke (disku): majtas/djathtas 46°
~Dimensionet e makinerisë: 950 × 765 × 660 mm
~Sipërfaqja e punës: 1070 × 505 × 365 mm
~Pesha: rreth 26–27 kg
~Niveli i zhurmës (presioni/tingulli): 89 dB(A) / 98 dB(A)